Prania e rrjeteve sociale në jetën e njerëzve tashmë është bërë e pashmangshme, por dilemma është se çfarë ndodh me llogarinë e një personi pas vdekjes së tij.

 

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017. Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës, thonë ekspertët.

 

Gjithashtu ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë. Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë. Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij.

 

Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime. Në Tëitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet.

 

Inactive Açount Manager është dhe personi përgjegjës që secili nga ne ose ato që kanë një llogari në rrjetet sociale mund të lënë si përgjegjësi kryesore që ai të mbyllë llogarinë në google.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re