Skip to content

A e dini historinë e mozaikut ‘Bukuroshja e Durrësit’?

mozaiku bukuroshja e durresit 1024x451

A e dini historine e mozaikut ‘Bukuroshja e Durresit’

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit. Studiuesi i huaj ishte i pari që gjatë Luftës së Parë Botërore, në themelet e një shtëpie të vjetër në Durrës, zbuloi pamjen e mozaikut të lashtë.

1553505242 904 A e dini historine e mozaikut ‘Bukuroshja e Durresit’

U desh përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, rreth vitit 1947, që vepra të pastrohej nga dherat që e kishin mbuluar për t’ju nënshtruar kujdesit maksimal që e solli në dokumentarët e Muzeut.

Figura kryesore e mozaikut është një vajzë e re që harmonikisht qëndron e rrethuar nga lule të shumta. Mozaiku ka formë vezake dhe është rreth 9 m2. Kompozimi i veprës, të quajtur në mënyrë metaforike “Bukuroshja e Durrësit,” përmban gurë të vegjël me ngjyra të forta në të kuqe, të bardhë, të zezë, të kaltër e të portokalltë.

Studiuesit thonë se fytyra e vajzës në mozaik është në unitet me tërë zbukurimoren prej lulesh dhe komunikon nëpërmjet mjeshtërisë së artit edhe në ditët tona.

1553505242 236 A e dini historine e mozaikut ‘Bukuroshja e Durresit’

Në përgjithësi, dyshemetë me mozaikë në Shqipëri janë elementë karakteristikë që hodhën rrënjë në shumë ndërtesa publike apo shtëpi private ndër shekuj.
Sot ky mozaik gjendet në Muzeun Historik Kombëtar.