“Koha e fundit, të pasurit një kafshë shtëpiake është kthyer në një trend masiv. Kafshët më të preferuara janë macet dhe qentë.
Edhe pse qentë e fitojnë sfidën me macet, është për t’u thënë se macet janë shumë të këndshme.
Pavarësisht të gjithave, një mace është më e përshtatshme për t’u mbajtur në shtëpi, sidomos kur vjen puna te pastria.
Pa dyshim, macet janë ndër më të pastrat dhe më pak të rrezikshmet.
Macet njihen si armike të mëdha të ujit; nëse lagen, edhe nga një shi i lehtë, ato shpenzojnë mbi 4 orë derisa ta thajnë plotësisht gëzofin e tyre. Sipas një studimi të kryer nga disa veterinerë, rezulton se macet nuk e kanë shumë qejf aromën e njerëzve, madje e urrejnë atë.
Ndaj ato e pastrojnë gjithmonë veten pasi ju i përkëdhelni.”
