Pas lajmeve të fundit për turbulenca të rënda në një fluturim të Singapore Airlines, janë zbuluar fluturimet më të trazuara në botë, duke përfshirë dy linja në Evropë.

Nëse keni udhëtuar ndonjëherë me aeroplan, me siguri keni përjetuar një formë turbulence. Ashtu si një anije që lëkundet lart e poshtë në ujëra të rrëmujshme, turbulencat shkaktohen nga fragmente ajri të ashpër.

Pjesët e ajrit të ashpër shkaktohen më shpesh nga kushtet e pafavorshme të motit, të tilla si stuhitë, fluturimi mbi terrene të caktuara ose shumë afër avionëve të tjerë.

Kur një aeroplan ndeshet me turbulenca, avioni do të dridhet lart e poshtë ose nga njëra anë në tjetrën.

Për fat të mirë, turbulencat nuk janë diçka për t’u shqetësuar në shumicën e rasteve, por pasagjerët shpesh i zë paniku sapo të shfaqet shenja e rripit të sigurimit.

Megjithatë, në fluturimin SQ321 të Singapore Airlines, një pasagjer vdiq dhe disa u plagosën, edhe pse rast i rrallë.

Faqja e parashikimit Turbly ka përpiluar një listë me dhjetë fluturime me turbulenca të rënda nga viti 2023, duke përfshirë dy rrugë të shkurtra evropiane.

Rruga ajrore më e trazuar e vitit 2023 është midis vendeve të Amerikës së Jugut, Kilit dhe Bolivisë. Ajo renditet e para, me itinerarin prej 1,905 km, me shkallën më të lartë të turbulencave.

Në vendin e dytë është fluturimi 210 km ndërmjet Almaty, Kazakistan dhe Bishkek, Kirgistan.

Ndërsa e para nga dy rrugët evropiane që futet në listë është itinerari nga Milano në Gjenevë, një fluturim që përshkon majat e larta të Alpeve dhe që renditet e pesta për nga turbulenca.

Po duke qëndruar aty, si fluturim i ngjashëm, është dhe ai na Milano për në Zyrih, e renditur e dhjeta në listë.

Fluturime të tjera me turbulenca janë ato përmes Kinës, me katër sosh, ndërsa Japonia ka dy fluturime që janë ndër më të trazuarat.

Ja lista e plotë:

Santiago (SCL) – Santa Cruz (VVI)

Almaty (ALA) – Bishkek (FRU)

Lanzhou (LHW) – Chengdu (CTU)

Centrair (OJQ) – Sendai (SDJ)

Milan (MXP) – Gjenevë (GVA)

Lanzhou (LHW) – Xianyang (XIY)

Osaka (KIX) – Sendai (SDJ)

Xianyang (XIY) – Chengdu (CTU)

Xianyang (XIY) – Chongqing (CKG)

Milan (MXP) – Zyrih (ZRH)

Ndërkohë, Turbly raportoi gjithashtu se aeroporti më i trazuar në 2023 ishte Santiago (Kili), i ndjekur nga Wellington (Zelanda e Re) dhe aeroportet Natori, Sapporo, Osaka, Tokoname dhe Tokio të Japonisë.

Turbulenca gjatë fluturimit nuk ka gjasa të shkaktojë rrëzimin e një avioni, megjithatë rastet ekstreme mund të shkaktojnë lëndime (dhe ndonjëherë vdekje) për pasagjerët, siç në fluturimin e Singapore Airlines në fillim të kësaj jave, duke çuar në vdekjen e pasagjerit britanik 73-vjeçar Geoffrey Kitchen.

Babai i dy fëmijëve, i cili dihej se kishte një sëmundje para-ekzistuese të zemrës – besohet të ketë pësuar një atak në zemër mes kaosit në fluturimin nga Londra në Singapor, raporton Lad Bible. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re