A e dini se është e rëndësishme të shtojmë farat në dietën tonë?

Farat, në fakt, janë të pasura me fibra vegjetale, proteina dhe acide yndyrore thelbësore për mirëqenien dhe funksionimin e organizmit.

Farat, të shtuara të papërpunuara në ushqimet tona, lejojnë rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe na ndihmojnë të mbajmë nën kontroll nivelet e kolesterolit.

Farat më të mira për t’u futur në dietë:
> Farat e kërpit: të pasura me proteina dhe Omega3
> Farat e susamit: janë një nga burimet më të rëndësishme bimore të kalciumit, përmbajnë gjithashtu hekur, magnez, zink, fosfor, vitaminë B1 dhe fibra vegjetale.

> Farat e lirit: shumë të pasura me Omega3, ideale për vegjetarianët dhe veganët
> Farat chia: shumë të pasura me kalcium, yndyrna esenciale Omega3, të pasura me fibra vegjetale, antioksidantë dhe proteina

> Farat e lulediellit: të pasura me acid folik, selen, vitaminë E dhe fibra vegjetale
> Farat e kungullit: të pasura me zink dhe acide yndyrore Omega3

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re