Në Azinë Qendrore turqit para-islam kishin filluar ta festonin ardhjen e vitit të ri shumë më përpara se Perëndimi. Sipas mitologjisë turke nata dhe dita janë në luftë dhe në këtë luftë dita del fitimtare ndaj natës.

Data 22 dhjetor, kur fillon të zgjatet dita pasi dielli fillon të duket më shumë pas 21 dhjetorit, që është nata më e gjatë, pranohet si dita e parë e vitit të ri. Sepse më 22 dhjetor, dita ka fituar ndaj errësirës, pra natës. Dita pra dielli dhe ndriçimi janë fitimtarë.

Në këtë ditë që është quajtur “Nardugan”, zbukurohet pisha e bardhë, që në mitologjinë turke simbolizon përjetësinë, dhe nën të vendosen dhurata. Rreth kësaj peme luhen lojëra tradicionale dhe këndohen këngë.

Pisha tek turqit para-islam, për shkak se ishte gjithmonë e gjelbër dhe gjethet e saj nuk binin, pranohej si simboli i përjetësisë dhe quhej e shenjtë. 

Në shumë studime zë vend mendimi se kjo traditë festive i kaloi të krishterëve nga turqit para-islam dhe kjo kulturë u përhap pasi Hunët erdhën në Evropë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re