Me këtë koleksion të bukur dhe të përzgjedhur me shumë vëmendje, duam të ëmbëlsojmë shqisat e lexuesve tanë në këtë mbrëmje.

Kënaquni me këto thënie të bukura, dhe mos harroni se jemi aty, duke lexuar çdonjërën prej tyre që ju pëlqyet më së shumti.

A e dini se mundësitë nuk humbasin kurrë? Kjo sepse dikush tjetër do t’i kapë ato që ju nuk i shfrytëzuat!

Kënaqësia më e madhe në jetë është të bësh atë që njerëzit thonë se nuk mund ta bësh.

Eshtë një gjë qesharake në lidhje me jetën … nëse refuzoni të pranoni çdogjë, përveç më të mirës … shumë shpesh do ta merrni atë.

E qeshura është amortizuesi që lehtëson goditjet e jetës.

Këshillë me vend: Nëse thoni gjithmonë të vërtetën, nuk keni pse të mbani mend asgjë!

Gjithmonë qeshni kur mundeni. Eshtë ilaçi më i lirë.

Në do të mund të kishit gjithçka, ku do t’i vendosnit?

Huazoni para nga një pesimist – ata nuk presin që ato t’ua ktheni.

Rruga drejt suksesit është e mbushur me shumë vende joshëse parkimi.

Nuk mund të thuhet se sa milje do të duhet të vraponi ndërsa ndiqni një ëndërr.

Askush nuk është perfekt … kjo është arsyeja pse lapsat kanë goma.

Valltarët e shkëlqyeshëm nuk janë të shkëlqyeshëm për shkak të teknikës së tyre; ata janë të shkëlqyeshëm për shkak të pasionit të tyre.

Vullnetarët nuk paguhen – jo sepse janë të pavlefshëm, por sepse janë të paçmueshëm.

Një shoqëri rritet shumë mirë kur burrat e moshuar mbjellin pemë, në hijen e të cilave e dinë se nuk do të ulen kurrë.

Koha kalon kaq shpejt; njerëzit hyjnë dhe dalin nga jeta juaj. Ju kurrë nuk duhet ta humbisni mundësinë t’u tregoni këtyre njerëzve se sa domethënie kanë për ju.

Ndryshimi është thelbi i jetës. Jini të gatshëm të dorëzoni atë që jeni për atë që mund të bëheni.

Një përqafim është një dhuratë e shkëlqyeshme – një përmasë që u përshtatet të gjithëve dhe është i lehtë për t’u shkëmbyer.

Shenja e një njeriu të suksesshëm është se ai ka kaluar një ditë të tërë në bregun e një lumi pa u ndjerë fajtor për këtë.

Një gjeni është një person që qëllon në diçka që askush tjetër nuk mund ta shohë – dhe e godet atë.

Humbja mund t’ju sprovojë; nuk ka pse t’ju ndalojë. Nëse në fillim nuk keni sukses, provoni një mënyrë tjetër. Për çdo pengesë ekziston një zgjidhje. Asgjë në botë nuk mund të zërë vendin e këmbënguljes. Gabimi më i madh është heqja dorë.

Dashuria është kur heq ndjenjën, pasionin, romancën dhe zbulon se ende kujdesesh për atë person.

Ekziston një ndryshim midis interesit dhe përkushtimit. Kur jeni të interesuar të bëni diçka, ju e bëni atë vetëm kur rrethanat e lejojnë. Kur jeni të përkushtuar për diçka, nuk pranoni justifikime, por vetëm rezultate.

Bukuria është vetëm në lëkurë, por shëmtia shkon thellë deri në kockë.

Shumë mundësi humbasin sepse njeriu gjendet jashtë duke kërkuar tërfilin me katër gjethe.

Shqetësimi i përhershëm do t’ju çojë në një vend para kohe – varrezat.

Ka vetëm dy gjëra për t’u shqetësuar, ose jeni i shëndetshëm ose jeni i sëmurë. Nëse jeni i shëndetshëm, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse jeni i sëmurë ka vetëm dy gjëra për t’u shqetësuar, ose do të shëroheni ose do të vdisni. Nëse shëroheni, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse vdisni, ka vetëm dy gjëra për t’u shqetësuar, ose do të shkoni në parajsë ose në ferr. Nëse shkoni në parajsë, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Dhe nëse shkoni në ferr, do të jeni aq të lodhur duke u dhënë dorën miqve tuaj, sa nuk do të keni kohë të shqetësoheni.

E gjithë bota spostohet për njeriun që e di se ku po shkon.

Për të arritur një lartësi të madhe, një person duhet të ketë thellësi të madhe.

Zakonet e këqija janë si një shtrat i rehatshëm; ato janë të lehta për t’u futur, por të vështira për të dalë nga ato.

Një ide gjysëm e pjekur është në rregull për sa kohë që është në furrë.

Jeta ose mund të pranohet ose të ndryshohet. Nëse nuk pranohet, duhet të ndryshohet. Nëse nuk mund të ndryshohet, atëherë duhet të pranohet.

Nuk ka limit shpejtësie në rrugën e përsosmërisë.

Çdo njeri që i di të gjitha përgjigjet ka shumë të ngjarë të keqkuptojë pyetjet.

Falja ka të bëjë me heqjen dorë nga e drejta ime për të të lënduar që më ke lënduar.

Ju duhet të bëni atë që të tjerët nuk e bëjnë. Për të arritur atë që të tjerët nuk e arrijnë.

Arritja fillon me besimin në vetvete.

Lotët janë fjalë që zemra nuk mund t’i shprehë.

Eshtë më lehtë të besosh një gënjeshtër që e ke dëgjuar një mijë herë, sesa të vërtetën që e ke dëgjuar vetëm një herë.

Mësuesit më të mirë japin mësime nga zemra, jo nga libri.

Nuk do të bëjë mirë të debatoni nëse e keni gabim. Nëse keni të drejtë, nuk keni nevojë për të debatuar.

Fituesit bëjnë gola … humbësit bëjnë justifikime!

Kini kujdes nga fjalët që thoni, mbajini ato të buta dhe të ëmbla; asnjëherë nuk e dini nga dita në ditë cilat do të duhet të hani.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re