Rrethrrotullimi është lloj kryqëzimi rrethor, i cili ka për qëllim minimizimin e trafikut dhe shmangien e incidenteve.

Kryqëzimet kanë ekzistuar para se të ndërtoheshin rrethrrotullimet dhe datojnë që në vitin 1768 në qytetin Bath të Anglisë, në 1899 në Gjermani dhe në 1907 në Paris.

Përdorimi i gjithanshëm i rrethrrotullimit filloi kur inxhinierët e Laboratorit të Kërkimit të Transportit në Mbretërinë e Bashkuara, rikonstrukturuan kryqëzimet rrethore gjatë viteve 1960.

Njeriu i parë që udhëhoqi këtë zhvillim është Franc Blackmore, i cili shpiku mini-rrethrrotullimet.

Në vitin 1966 rrethrrotullimet u bënë të detyrueshme në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa, që prej fillimit të shekullit të XX rrethrrotullimet filluan të përdoreshin gjerësisht në të gjithë kontinentin europian dhe tani shteti që ka më shumë rrethrrotullime është Franca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re