Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykate mjekun popullor, Frederik Frrokaj, i cili pretendonte se kishte shpikur ilaç për sherimin e covd 19, teksa qindra e mijëra qytetarë vuanin pasojat e infektimit.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza siç është ajo e ”mashtrimit” dhe ”prodhimit dhe shitjes së ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”.

Në dosjen e gjykatës që Fax News disponon, thuhet se Frrokaj i shiste ilaçet e pretenduara që shëronin Covid në rrjetet sociale, ku dhe mashtronte qytetarët. Videoja e postuar nga mjeku Frrokaj në rrjetet sociale, titullohej “a e dini se si shërohet Covid 19, video sqaruese për përgatitjen dhe përdorimin e ilaçir (MMS)”.

Më konkretisht në përmbajtjen e videos që zgjat 13 minuta e 20 sekonda, Frrokaj reklamon përdorimin e përzjeries së dy substancave dhe konkretisht mineral solution (MMS) dhe acid klohridik 4 % aktivizues. Theksohet se vetë preparati MMS është i ndaluar për t’u përdorur në shumë vende të BE-së, si substancë e rrezikshme.

Në bazë të dyshimeve, policia e Lezhës ka angazhuar një punonjëse policie të infiltruar për të bërë një blerje të ilaçit nga Frrokaj, duke e kontaktyar fillimisht në rrjetet sociale.

Vlera e dy shisheve që ka blerë punonjësja e policisë, me ilaç nga Frrokaj, ishin 20 mijë lekë të reja secili. Mjeku popullor Frrokaj e ka takuar punonjësen e infiltruar të policisë në një lokal në zonën e inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë.

Pas kontrollit në banesën e Frrokajt, janë gjetur 117 shishe të gatshme për tu mbushur me materialin e rrezikshëm që ai prodhonte në kushtet e shtëpisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re