Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se për arrestimin e Orgest Bilbilit, i cili u kap një ditë më parë pas përballjes rastësore me një efektiv, ngjarje që shkaktoi edhe dy të lënduar, një vajzë kalimtare dhe vetë të prangosurin, ka pasur disa operacione që nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Sipas drejtorit të policisë, duke folur në emisionin “Kjo Javë”, informacionet se ku fshihen Bilbili, kanë qenë të pasakta.

A kishte info policia për vendndodhjen e tij?

Veliu: Edhe për personin që përmendët janë organizuar disa raste operacione pavarësisht se jo në të gjitha rastet janë të suksesshme se jemi të detyruar të vlerësojmë informacionet e të marrim masat e nevojshme.

Edhe për këtë rast janë organizuar disa operacione të njëpasnjëshme.

Informacione kemi pasur kanë qenë të natyrave të ndryshme por jo në të gjitha rastet ia kemi arritur që ti kapim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re