Rama:

Jo, jo, jo, kjo është një zallamahi që e krijuat ju, nëse dikush më jep një argument, se mes 80-vjeçarëve Alfred Moisiu duhet të vaksinohet i fundit dhe jo i pari, unë jam i hapur që ta flasim. Por që të bëhet kjo për 20-30 njerëz që i kanë dhënë këtij vendi gjithçka që kanë pasur, kjo është e turpshme.

Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar, nëse ne do të kishim veçuar personalitetet, nga ata që kanë radhën, kjo po që do të hapte një diskutim shumë të fortë. Kjo nuk ka qenë as në qëllimet tona, as në fjalët e mija, dhe as në realitetin e vaksinimit.

Ne jemi në kushtet kur po punojmë ditë natë, dhe këtë e them pa ekzagjëruar, për të siguruar sa më shumë doza vaksinash, pasi 70% e vaksinave janë marrë nga vetëm 10 shtete. Shumë shpejt do të kemi më shumë doza, do iu provoj edhe njëherë se kur bie një hall në këtë vend, ka vetëm një adresë për të kryer hallin, është Edi Rama dhe Partia Socialiste.

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re