Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku ka folur rreth jetës së saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Ilir Metën. 

Paloma: Thonë, po thonë, ato gojëligët se Iliri është shumë feminist, madje ka qëlluar se i keni bërë zap ato femrat e Ilirit…

Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Paloma: Domethënë… ti e lejon?

Monika: Po sigurisht… pse jo?!

Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Paloma: Bravooo Mona!

Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se sek si nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re