Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës ka folur për herë të parë për akuzat e bëra ndaj saj nga ndërkombëtarët se ka përgjuar një vëzhgues të ONM-së me qëllim për ta shantazhuar gjatë procesit të Vettingut.

Imeraj është pyetur për këtë çështje dhe ka mohuar që këto pretendime të jenë të vërteta.

“Në fakt në momentin që jam përballur me një situatë… çdo akuzë qoftë publike qoftë e shkruar, bazohet diku. Në momentin që jam përballur në format të shkruar të kësaj gjësë jam ndjerë e çorientuar.

Nuk e kuptoj se nga mund të burojë një gjë e tillë, dhe çfarë rëndësie ka kjo për një individ të tillë që të realizojë këtë gjë.

Unë kam kaq ngarkesë në punë dhe jashtë punës për t’u marrë me dy fëmijët e mi sa për t’u marrë me ndjhekjen e personave të caktuar.

Unë nuk kam asnjë lloj dijeni që një gjë e tillë ka ndodhur… burimi i provës kryesore është një invidiv që i kanë dhënë një emër të sajuar dhe është shkruar që ka ndodhur ky fakt.

Unë jam krejtësisht e hapur, e lirë që jam gati të hetohem për çdo gjë që mund të pretendohet mbi fakte konkrete”, deklaroi Elisabeta Imeraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re