Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se s’ka bërë asnjë kërcënim në drejtim të gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Ai theksoi se gjykatësja me “urdhër të Ramës po kërkon të krijojë një precedent, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj”.

“Absolutisht asnjë kërcënim, por ajo me urdhër të Ramës po kërkon të krijojë një precedent të tmerrshëm që nuk ka ndodhur kurrë, të shkruajë Kushtetutën në tavolinën e saj. Ky është mercenarizëm ekstrem, nuk shkruhet Kushtetuta, por zbatohet.

Asnjë ligj, asnjë person nuk mund të dalë mbi Kushtetutën”, u përgjigj ish-kryeministri. Gjate fjales se tij, Berisha beri dhe nje akuza te forte teksa tha se gjyqtarja flet me Edi Ramen me telefonin EnchroChat.

“I kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse gjykatësja do thoshte se e thërras Berishën për efekte të hetimit të gjykatës, do të shkoja, por ajo thërret për të komunikuar një masë, vendim që e merr duke shkruar vetë Kushtetutën. Nuk ka histori më të turpshme se kjo.

Ndaj ata i kërkuan këtë gjë. nuk kam komunikuar se çfarë u ka thënë. Por ajo çdo gjë e komunikon me Ramën, me Encrochat apo me çfarë mjeti, nuk mund të them tani, por ajo komunikon me Ramën. Dhe prapë do shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me organet, pavarësisht se Edi Rama mban këtë qëndrim”, tha Berisha!.

PERJASHTIMI
Avokatet e Sali Berishës kanë depozituar ditën e sotme (26 tetor) kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

“‘Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka’, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, shkruhet në letër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re