Ky serial ka shenjuar femijerine e shume personave qe tani jane madhore.

“Teletubbies”, një program britanik për fëmijë i prodhuar në vitin 1997 kishte personazh edhe një bebe qe luante rolin e diellit dhe kishte një të qeshur shumë të lezetshme.

Së fundmi një vajzë britanike, Jess Smith ka zbuluar se bebi-diell ka qenë vetë ajo, por prej vitesh ka preferuar mos ta tregojë dhe vetëm familja e saj e dinte.

Jess tregoi se shokët e shoqet e saj e mësuan këtë fakt kur gjatë universitetit po luanin një lojë ku duhet të tregonin një sekret.

Pasi kishin mësuar që Jess ka qenë bebja në “Teletubbies”, ata e inkurajuan 24-vjeçaren ta tregonte publikisht.

“Unë jam bebi-diell nga Teletubbies. Ka pasur shumë vajza që kanë pretenduar të jenë bebi-diell, por vetëm unë e di historinë e vërtet. Unë jam njeri shumë i lumtur dhe gazmor”, u shpreh Jess Smith.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re