sali berisha

Spartak Ngjela prej disa ditësh thotë se Sali Berisha nuk mund të hyjë në Parlament për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por Ylli Manjani nga ana tjetër, thtoë të kundërtën

“Pyetjes se “a i ndalohet Sali Berishës hyrja në Kuvend për shkak të ligjit të Dekrininalizimit”, pyetje që më bëhet nga disa gazetarë edhe në kontekstin që disa juristë sugjerojnë se “po e ndalon ligji”, personalisht i përgjigjem kështu:

1.Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, nuk ka të bëjë me Berishën. Po nuk ka të bëjë fare.

2.Për korrektësi, nëse lexojmë pikën 2 të këtij neni do shohim se

a.Personi duhet të jetë i dënuar ose i proceduar (ende jo përfundimisht) nga gjykatat e Shba, BE apo Australisë. Pra nga GJYKATA…

b.Personi duhet të ketë kryer në atë vend njërin prej krimeve që prashikon neni 2. Pra të KETË KRYER KRIM ATJE.

c.Personi të jetë dëbuar nga ai vend se ka kryer krime atje.

d.Personi të jetë dëbuar se kërcënon sigurinë e atij vendi. Pra DËBUAR dhe jo NDALUAR për të hyrë.

Këto janë kriteret e ligjit.

Merrini dhe vendosini vetë këto kritere përballë ndalimit politik që i bëhet Berishës nga DASH.

Unë them që nuk takohen askund këto dy gjëra, pra ligji me ndalimin politik të Berishës. Berisha nuk ka kryer një krim në Amerikë; nuk ka një vendim ndalimi nga një gjykatë për të dhe; nuk është rezident amerikan që të jetë dëbuar prej andej.

Berisha në ka bërë dëm në jetën e tij politike, i ka bërë Shqipërisë jo Amerikës. Por në këtë vend Ai votohet, kështu që ska më debat, aq më shumë me një ambasadë të huaj që ska asnjë punë, po hiç punë në këtë çështje!

Por vlerësojeni vetë, se nuk do ndonjë mendim të thelluar juridik! (Edhe zonja Bozo, që s’është juriste e ka kuptur këtë llogjikë saktësisht siç është shkruar në ligj)

Por për ta thjeshtuar edhe më shumë. Imagjinoni sikur Olta Xhaçka ti ndalojë hyrjen në Shqipëri Donald Trump dhe familjarëve të Tij. Si mendoni ju, shteti Amerika e ndalon dot të kandidojë prap për President atje se nuk do Olta këtu?!

Apo po ti kërkojë Ambasadori ynë atje FBI dënoni Trumpin se kështu na e ka qejfi ne?!!!! Pu pu pu pu…

Ja kaq e thjeshtë është ligjërisht”, shkruan Manjani.

Por një ditë më parë, në media janë publikuar disa dokumente ku pretendohet se Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit.

Sipas tyre, ai ka falsifikuar regjistrin e Gjendjes Civile.

Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu:

Është e qartë që datëlindja e ish-kryeministrit është 1 korrik 1944, por para ’90-s ai e festonte datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës.

Por pas rënies së komunizmit ai thoshte s kishte lindur në 15 tetor, megjthëse kishte festuar në 16.

Në të vërtetë nuk është as 15, as 16 tetor. Datëlindja e tij është 1 korriku dhe është falsifikuar në mënyrën më të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate.

Sot merr rëndësi fakti që ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin. Në formularin që  mbushet bazuar te ky ligj, ka një pikë specifike mbi ndryshimin e gjeneraliteteve. Ato duhen deklaruar. Berisha rezulton që ka gënjyer edhe aty./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re