TIRANE- Një poezi kushtuar nënës vetëm 21 orë para se të kryente krimin e rëndë tregon gjendjen e rënduar emocionale e psikologjike të Xhafer Matës 31-vjeçarit nga Kukësi që vrau mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” vajzën që donte 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni dhe qëlloi veten. Ai vidiq pak orë pas krimit në spital.

Mes rreshtave ai shkruan se zemra e nënës mund të ndjente trishtimin e tij, se nëna ishte ajo që e parandjente kur do ndodhte diçka e keqe apo e mirë.

Po t’i hedhësh një sy profilit të tij, Xhafer Mata ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Si prefesion shënonte të ishte inxhinier mekanik. Por ndryshe nga profesioni postimet e tij kishin karakter romantik, me shprehje për një dashuri të prerë në mes.

Poezia e postuar:ZEMER E EMBEL ME DASHURIe kush tjeter mund te jete veq tinene fjale me te embel ska botanene e para fjale qe belbezon foshnjane kraharorin tend ,me aromen tende nis jetaVitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dotZEMER E EMBEL ME DASHURIqe mbjell veq paqe e dashurije ti o nena ime je tiDashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheronAroma e lekures tende eshte magjie perqafuar te pushosh ne kraharorin tendndonese me thinja ne koketi gjithmone ndihesh femijeZEMER E EMBEL ME DASHURIe shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je tinje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhurojeparajse e shpirtit per qdo femijeti per ne thurr endrratek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je tinje veshtrim ne sy qka ndodh brenda mejee ndjen veq tindjenja kurre ste genjejnepara se te ndodh ekeqe e mirezemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e miZEMER E EMBEL ME DASHURIE DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re