Mjekja pediatre Mirela Dibra, e ftuar në podcastin “Shëndet”, ka ndarë këshilla të rëndësishme për rritjen e shëndetshme të foshnjave.

Mjekja ka treguar sesa i rëndësishëm është gjumi.

“Populli thotë se gjumi e rrit fëmijën. Jo vetëm se gjatë gjumit prodhohet hormoni i rritjes i cili ndikon në rritjen  në peshë, në gjatë, në zhvillimin e skeletit të fëmijës, por edhe për faktin se gjatë kohës së gjumit, imuniteti bën punën e vetë. Sistemi imunitar punon në kapacitet të plotë dhe krijohen qelizat mbrojtëse ndaj sëmundjeve të ndryshme”, tha mjekja.

Episodin e plotë e gjeni në kanalin e YouTube të Gazetës Shëndeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re