Kryeministri Edi Rama në një komunikim me publikun ka kërkuar që të respektohen rregullat e vendosura nga autoritetet, pasi në të kundërt, kjo do të përkeqësojë situatën e përhapjes së pandemisë.

“Dëgjoj shumë e ndonjëherë përgjigjem me ndonjë ‘shpullë’, sepse më habisin ato çfarë thoni. Shumë flisni broçkulla. Thoni se dini vetë të ruheni, apo mbroheni. Patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por po them që çdo hap që hedhim për të liruar, qëndron përgjegjshmëria e secilit prej nesh që të mbrojmë veten dhe të tjerët”. tha Rama duke shtuar  “Për t’u liruar qëndron përgjegjshmëria e secilit prej nesh të mbrojmë veten dhe të tjerët.

A nuk më ka marrë malli mua për nën time? A nuk dua ta takoj? Apo kam frikë se më kap policia rrugëve. Jo e zbatoj rregullin, sepse besoj që rregulli më mbron mua, familjen, nënë të afërmit.

Rregullat nuk janë se kështu do shteti, apo dua unë. Rregullat në këtë kohë janë të na japin të gjithëve një kornizë sigurie e për të përcaktuar  një vijë të kuqe shumë të fortë që përkufizon qartësisht lirinë tonë si një mundësi që mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.

Çfarë nuk thonë ca tipa dëngla, budallallëqe me okë. Jo kjo është përrallë, komplot, qeveritë po dëmtojnë popullin, etj. A jeni në vete apo jo, jeni në metro.. a e shifni ca bëhet. Shqipëria disave nuk ua mbush mendjen, disa nuk duan të kuptojnë apo besojnë.

Akord unë qenkam ai që po përfitoj të vendos komunizmin. Po botën e shihni ca bëhet?

A keni miq, të njohur, a ekran a keni..po mrokllën që përdorni për komentet se përdorni për ta parë çfrë nddh kudo ën botë..

Prindërit tanë janë gjëja më e çmuar që kemi..nuk mundi t’i rrezikojmë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re