Rreziku për të pasur një atak kardiak është 6 herë më i lartë kur jemi të prekur nga gripi. Kjo konfirmohet nga një studim kanadez i publikuar në revista mjekësore.
Sipas studimit, kërcënimi zhduket një javë pas përfundimit të simptomave, ndërkohë që personat më të prekur janë të moshuarit, personat e prekur nga virusi i Hepatitit B ose ata që janë në infarktin e parë.
Lidhja mes gripit apo sëmundjeve stinore dhe atakëve në zemër ishte vërejtur edhe më parë por kjo është hera e parë që konfirmohet edhe me teste laboratorike.
Mjekët këshillojnë që personat më vulnerabël të jenë të kujdesshëm për të parandaluar infeksionet respiratore dhe veçanërisht gripin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re