Kryetari i PD, Lulzim Basha:

Për fat të keq Sali Berisha ka hedhur në erë çdo urë të mundshme të afrimit me demokratët. Sallat pa diskutim kanë pasur në fillesat e tyre njerëz të etur për të dëgjuar, por këtë etje për të dëgjuar askush nuk e ka abuzuar më shumë sesa Sali Berisha. Mund ta kishte kthyer këtë me të vërtet në një turrë dëgjesash dhe lamtumire siç premtoi, duke marrë vendimin që premtoi, mos përfshirjen e Partisë Demokratike dhe të demokratëve në betejën që ai ka nisur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non grata. Në fakt e ktheu në një tur linçimi të çdokujt që mendon ndryshe nga Sali Berisha, të çdokujt që mbron interesat e demokratëve përballë interesave personale të Sali Berishës. Dhe këtu për fat të keq është ai që ka përcaktuar rrugën dhe fundin e kësaj rruge.

Partia Demokratike do të ecë përpara. 18 dhjetori është shprehja e vullnetit të demokratëve për të ecur përpara sepse beteja jonë nuk është me të kaluarën, beteja jonë nuk është për hallet dhe problemet personale të Sali Berishës. Beteja jonë bëhet në emër të sakrificës të të gjithë demokratëve dhe bëhet për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Bëhet përballë kundërshtarit të vetëm që kanë demokratët, që sot janë të papunë, pa bukë, që falë sakrificave të tyre u përballën në mënyrë më të mahnitshme me masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe nuk munden më as një grusht pushtetarësh, ish-pushtetarësh, të majmur dhe të korruptuar që vijnë si grenxa rreth takimeve dhe gjuhës linçuese të Sali Berishës dhe as për Sali Berishën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re