Astma alergjike ndodh kur eksozohemi ndaj alergjeneve dhe kjo mund të çojë në një përgjigje të sistemit imunitar, që prek mushkëritë dhe shkakton simptoma të tilla si gulçim. Astma alergjike është lloji më i zakonshëm i astmës.

Alergjitë mund të jenë të rrezikshme nëse shkaktojnë një përgjigje kërcënuese për jetën e njohur si anafilaksia. Në astmën alergjike, si dhe në astmën joalergjike, një atak astme (përkeqësimi) ndonjëherë mund të jetë fatal. Ndaj duhet të konsultoheni me një mjek për identifikimin e shkaktarëve të astmës për të zvogëluar gjasat e një sulmi.

Në këtë artikull, mësoni rreth simptomave të astmës alergjike, disa shkaqe të gjendjes dhe disa opsione të mundshme të trajtimit.

Simptomat

Simptomat e astmës mund të variojnë nga të lehta në të rënda. Disa nga simptomat përfshijnë:

  • shtrëngimi në gjoks
  • kollitje
  • vështirësi në frymëmarrje
  • gulçim
  • fishkëllimë

Njerëzit zakonisht do të vërejnë se këto simptoma përkeqësohen kur kanë ekspozim ndaj disa shkaktarëve, të cilët mund të përfshijnë alergjenë.

Një sulm i rëndë astme mund të shkaktojë irritim të rrugëve të frymëmarrjes.

Shkaqet

Profesionistët e kujdesit shëndetësor nuk e dinë saktësisht pse disa njerëz kanë astmë alergjike dhe të tjerët jo, megjithëse gjendja mund të ndodhë në familje.

Studiuesit vazhdojnë të studiojnë informacionin mbi variacione të ndryshme të gjeneve që mund ta bëjnë një person më të prirur ndaj astmës alergjike. Ata po shqyrtojnë gjithashtu se si njerëzit me gjene të ndryshme reagojnë ndaj trajtimeve. Për shembull, njerëzit me gjene specifike mund të mos i përgjigjen trajtimeve të caktuara.

Çdo individ me astmë alergjike mund të ketë shkaktarë të ndryshëm. Për disa njerëz, disa alergjenë nuk shkaktojnë simptoma. Në të tjerët, të njëjtët alergjenë mund të vështirësojnë frymëmarrjen dhe të shkaktojnë një sulm astme.

Disa nga alergjenët më të zakonshëm mjedisorë përfshijnë:

  • insektet
  • pluhuri
  • spore myku
  • polen nga bimët, pemët dhe barishtet e këqija

Kur një person është i ndjeshëm ndaj një alergjeni të veçantë dhe ka ekspozim ndaj tij, sistemiimunitar fillon të prodhojë përbërjen imunoglobulin E (IgE). Pasi të shkaktohet, IgE e tepërt në trup mund të lëshojë substanca të tjera, që mund të shkaktojnë inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.

Trajtimi në shtëpi

Shmangia e shkaktarëve të njohur është mënyra e parë dhe më e rëndësishme për të parandaluar simptomat e astmës alergjike. Për shembull, nëse një person ka alergji ndaj kafshëve shtëpiake, duhet t’i shmangë, pasi dihet se shkaktojnë reaksione alergjike.

Për njerëzit me alergji ndaj pluhurit, përdorimi i një fshesë me korent me një filtër ajri me efikasitet të lartë redukton sasinë e pluhurit të pranishëm gjatë pastrimit.

Larja e shtratit rregullisht: Njerëzit duhet ta bëjnë këtë duke përdorur një temperaturë të lartë uji për të hequr pluhurin dhe substanca të tjera të mundshme që shkaktojnë alergji.

Larja e rrobave dhe lodrave rregullisht për të minimizuar pluhurin dhe papastërtitë.

Mbajtja e shtëpisë të pastër dhe pa myk shpesh mund të ndihmojë në reduktimin e shkaktarëve të mundshëm të astmës alergjike.

Trajtimet mjekësore

Aktualisht nuk ka kurë për astmën. Megjithatë, ka trajtime mjekësore që mund të parandalojnë reaksionet alergjike dhe simptomat e astmës. Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të përshkruajnë trajtime për të reduktuar irritimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re