“A është e lehtë të bësh biznes dhe të investosh në Shqipëri? Ky biznesmen amerikan, për fat të keq, do të thoshte “jo”, ky është postimi i publikuar pak minuta më parë nga Ambasada Amerikane.

Ambasada Amerikane ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga emisioni “31 minuta”, i cili kishte si tematikë klimën e biznesit në Shqipëri dhe sa e sigurt është të kryesh investime në vendin tonë.

Në emision flitet edhe për dhunimin në vendin tonë të biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, i cili planifikonte të ndërtonte një kompleks multi milionësh në Gjirin e Lalzit.

“Historia qe do te përcjellim është një garë e zakonshme mes biznesesh private qe kthehet në një lufte të egër dhe me rregulla te xhunglës kur në të përfshihen struktura të shtetit dhe gjykata.”- thuhet ndër të tjera në postimin e shpërndarë nga ambasada e SHBA-së.

Biznesmeni Lucio Suoto, President i Internacional Cruise Duty Free, ka deklaruar se nw Shqipwri është e vështirë të bësh biznes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re