Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një deklaratë nga ambientet e QSUT-së, pas zjarrit që ra në mjediset e spitalit Covid 3. Ministrja tha se nga zjarri nuk ka pasur asnjë rrezik për pacientët, dhe se vatra është shfaqur në një prej zyrtave të administratës.

E pyetir nga gazetarët nëse ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, Manastirliu tha se do të duhet të pritet ekspertiza për të folur në lidhje me shkaqet.

“E para që është dhe më e rëndësishmja, është që nga ky incident janë të gjithaë pacientët shëndoshë e mirë. Incidenti ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është një zonë e lidhur me pavionet Covid. Është reaguar menjëherë përmes bombula fikëse dhe janë njoftuar strukturat përgjegjëse.

Deri atëherë ajo që iu siguroj është që të gjithë pacientët janë shumë mirë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të gjelbër, ku nuk ofrohet shërbim. Janë mbi 70 pacientë, iu thashë dhe dua të theksoj që nuk është afektuar asnjë prej pavioneve.

Zjarrfikëset kanë ardhur në kohë dhe po punojnë për hetimin e shkaqeve. Ka disa pista që po hetohen, po vlerësohen të gjitha mundësitë. Nuk ka asnjë problem te pacientët dhe stafet mjekësore. Jemi në pritje të ekspertizës që do të përcaktojë shkakun”, tha ministrja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re