Presidenti Meta është pyetur në lidhje me qëndrimet e ndërkombëtarë dhe konkretisht nëse është keqinformuar ambasadorja e SHBA-ve sa i përket reformes në drejtësi.
Kreu i shtetit u pyet nëse ashtu si ambasadori Donald Lu, edhe pasuesja e tij, Yuri Kim është e keq informuar për sa i përket reformës në drejtësi.
Por presidenti është treguar i kujdesshëm në përgjigjen e tij. “Jam këtu për të folur për gjëra më të rëndësishme institucionale, këto muhabete Rilindjeje lërini për ndonjë vend tjetër. Jua përsëris nuk merrem më këto historia, edhe me këto punë, aq më tepër me thashetheme. Presidenti është në detyrën e tij i kryetar i shtetit, i kryen detyrat e tij me përgjegjësi, mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Mbi presidentin është vetëm Kushtetuta, dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli. Të gjithë vendet anëtare të OKB shto dhe fuqitë bërthamore që nuk janë vende anëtare të bashkohen nuk e detyrojnë dot presidentin e Republikës të shkelë Kushtetutën e vendit të tij”, deklaroi Meta.
