Deputeti Ervin Salianji deklaron se nëse sot do të mbaheshin zgjedhje parlamentare, ‘PD është e gatshme të fitojë’.

Salianji thtekson se sot më shumë se kurrë Partia Demokratike duhet të bashkohet.

Pyetjes se ‘Ka disa diskutime nga kampi i PS që mund te zhvillohen zgjedhje të parakohshme, në situatën kur PD vjen pas një humbje të thellë, a është e gatshme partia të hyjë në këto zgjedhje?’, Salianji u shpreh se ‘edhe PD kërkon zgjedhje të parakohshme’

Pyetjes se çfarë do të ndodhë me PD nëse për Berishën do të vendoset masa ‘arrest shtëpie’, deputeti Salianji iu përgjigj se këto diskutime i ka kryer sot me struktura të partisë duke mos dhënë detaje, por duke lënë të hapur një aksin në nivel baze, raporton  BalkanWeb.

Salianji i bëri deklaratat mbrëmjen e sotme pasi ka zhvilluar një takim me anëtarë të PD në qytetin e Korçës dhe pas zhvillimeve të fundit politike ne kryeqytet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re