Ditën e sotme ka nisur në “Air Albania” vaksinimi i personaliteteve mbi moshën 80-vjeç të cilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Pyetjes se a është kjo diçka e drejtë kjo përzgjedhje, një qytetar i është përgjigjur me devotshmëri po, duke u shprehur se ata e kanë drejtuar Shqipërinë dhe meritojnë të vaksinohen të parët dhe jo ai që ka qenë një ‘copë’ elektriçisti. Një mentalitet i vjetëruar dhe madje komunist që mbivlerëson personazhet publik dhe nënvlerëson jetën e individit të thjeshtë.

“Përse e futni vaksinën në politikë, kur të vijnë me miliona do vaksinohet gjithë populli. Përse e futni në politikë, çfarë kini? Atë mendovi ai, atyre do ia bëjë, të ma bëjë mua ai?  Ata kanë dhënë më shumë për Shqipërinë, unë një cop elektriçisti kam qenë. Ata e kanë drejtuar Shqipërinë, ata na kanë drejtur neve, kushe ka drejtuar ne? Edhe ata kanë paguar taksa, e di sa kanë paguar ata? Ti dhe unë skemi ç’u bëjmë atyre, hiqe mendjen”, tha qytetari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re