Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se është i gatshëm në çdo kohë për dèbat me Edi Ramën, por ky i fundit ka frikë nga përballja, dhe fillimisht duhet të japë llogari për aferat korruptive të inceneratorëve.

Basha tha se Rama gënjen si derri, kur thotë se nuk e ka parë planin e rimëkëmbjes së PD-së, por nuk e aplikon, për shkak se i duhen paratë e korrupsionit që merr nga máfia e plehrave.

“E para e punës gënjen si derri, se rri me laps në dorë dhe merret me lapsuset e mija. Gënjen si derri, se po të zbatojë këtë plan, nuk i merr dot baulet me lekë të plehrave, ndaj i bëj thirrje menjëherë SPAK që të nisë hetimet, pasi faktet janë ashiqare.

Edi Rama duhet ta bëjë këtë dèbat me prokurorët, që iu ka paguar 75 milionë euro máfies së plehrave, máfies së inceneratorëve, ndërkohë që thirrjet e shqiptarëve shtohen. Sa për mua thirrjen për dèbat e ka të hapur që prej 2016-tës, por një njeri që ka frikë nga partia e vetë, nga fjala ime ka tmerr. Anulimi i këtyre kontratave është mininumi”, u shpreh Basha.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re