Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin Zonë e Lirë mbrëmjen e sotme, foli mbi vendimin e shpalljes “non grata” nga DASh dhe nisjen e betejës ligjore në Paris me ekretarin Blinken.

Berisha u shpreh se personi i cili do të paguaj shpenzimet e avokatit francez do të jetë vetë ai dhe faturën do ta bëjë publike nëse avokati do ta lejojë. Pyetjes së moderatorit Arian Çani, nëse vendimi i shpalljes “non grata” e ka gëzuar Lulzim Bashën, Berisha iu përgjigj shkurt se nuk sheh një alibi të tillë.

Pjesë nga intervista në Zonë e Lirë:

Arjan Çani: Kush do ta paguaj avokatin që keni kontraktuar në Paris?

Sali Berisha: Do ta paguaj Sali berisha, do të jetë një kontribut i përbashkët.

Nuk e kemi bërë akoma kontratën, nëse më lejon avokati do ta bëj publike kontratën dhe vlerën.

Arjan Çani: A është më i gëzuar Lulzim Basha pas shpalljes “non grata”, me dorë më të lirë?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute nuk kam asnjë alibi të tillë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re