Flamur Noka u revoltua një ditë më parë, pse Lulzim Basha kishte quajtur “llum” ata zyrtarë të Partisë Demokratike që ishin pasuruar gjatë pushtetit të kësaj të fundit, falë korrupsionit.

Ai sulmoi ashpër Lulzim Bashën, çka solli edhe shkarkimin e tij nga Komisioni i Sigurisë dhe u përalajmërua se do të përjashtohet nga Partia Demokratike.

Po përse u revoltua ai, me epitetin “llum”.

Sepse në fakt, ky etiketim e prek atë direkt.

Para se t’i hynte politikës, Noka ka qenë një njeri që mezi mbyllte muajin, ndërsa kur PD u largua nga pushteti më 2013, kohë në të cilin Muli kishte qenë ministër i Brendshëm, ai mburrej nëpër tavolina se kishte bërë 5 milionë euro pasuri.

E ka bërë këtë, duke u kaparadisur në një darkë të disa viteve më parë, në një restorant në Himarë, kur zgjidhte në krye të PD-së, një njeri të OMONIA-s, duke shkatërruar kështu strukturat e PD-së në këtë zonë.

Në atë darkë, kur një biznesmen afër PBDNJ ka kërkuar të paguajë darkën, Muli, sipas personave që kanë qenë në atë darkë, ka thënë se nuk mund t’ia paguajë njeri darkën, sepse ai ka 5 milionë euro pasuri.

Ai mund të thotë se kjo është një legjëndë, por edhe vetë deklaratat e tij zyrtare, tregojnë se jeta luksoze që ai bën, nuk justifikohet me të ardhurat zyrtare që ka.

Fjala vjen, në vitin 2015, dy vite pasi PD ishte në opozitë, ai bleu një makinë 40 mijë euro.

Ndërkohë që të ardhurat zyrtare i kishte vetëm 2 milion e 400 mijë lekë në vit.

Një makinë kaq e shtrenjtë, natyrisht blihet kur familja ka garanci se ka të ardhura të tjera të padeklaruara, pasi ajo është gati sa dy herë e gjysëm e të ardhurave familjare.

Si Muli në fakt, janë të gjithë këta që çirren sot dhe i janë bashkangjitur Sali Berishës, pasi e dinë se çfarë kanë bërë dhe nga i kanë pasuritë e paligjshme që kanë vënë.

Shumë prej tyre mund t’i jenë bashkuar Berishës edhe të detyruar, pasi e dinë mirë, se ai është njeriu i dosjeve, siç mburret këto javë nëpër “Foltoret” e tij, se ka përgjuar Lulzim Bashën.

(TemA)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re