Megjithëse gjumi i përbashkët mund të duket si një ide e mrekullueshme, ajo ndikon në zhvillimin psikologjik të fëmijës. Studimet tregojnë se shumë fëmijë flenë bashkë me prindërit e tyre.

45 përqind e nënave flenë së bashku me fëmijët e tyre 8 deri në 12 vjeç herë pas here, dhe 13 përqind e nënave e bëjnë këtë çdo ditë.

Fëmijët deri në 7 vjeç, duhet të flenë me prindërit e tyre, sidomos me nënën! Deri në moshën 7 vjeçare, neuronet “pasqyrë” të tyre janë shumë të ndjeshme. Nëse vini re kur fëmijët largohen nga krevati i prindërve në moshën 2-3 vjeçare, ata bëjnë urinën natën. Pra lagin shtratin. Kjo ndodh sepse fëmijët kanë ende nënvetëdijen të brishtë dhe përjetojnë frikë dhe fobi në ëndrra. Dhe nuk kanë siguri sepse nuk kanë nënën afër. Kur nëna është afër,  ndërkohë që bebi qan, ajo e qetëson dhe i jep ndjenjën e sigurisë. Frika dhe fobia e mbledhur që nga fëmijëria, janë kërcënim për mirëqenien e fëmijës gjatë procesit të rritjes.

Fëmijët flenë me prindërit për arsyet e mëposhtme:

  • Frika nga errësira
  • Ankthi i përgjithshëm
  • Vetmia
  • Makthet
  • Çrregullime të gjumit
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re