“Kriminaliteti është ulur këmbëkryq në Shqipëri”, kjo ishte tema sensitive që u diskutua mbrëmjen e së hënës në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.

Duke marrë shkas nga rastet e fundit kriminale në vend, gazetari Sokol Bregu tha se ka raste kur vetëgjyqësia është e nevojshme, pasi shpesh njerëzit mërziten nga pritja e drejtësisë, apo nga padrejtësia.

Lexo edhe :Related Posts

Duke sjellë rastin e një muaji më parë kur babai vrau kunatin në Greqi pasi i kishte përdhunuar vajzën, Bregu tha se në këtë rast veprimi i burrit mund të konsiderohet i drejtë.

Pjesë nga biseda:

Sokol Bregu: Vetëgjyqësia duhet të ekzistojë, pavarësisht se ne e dënojmë. E nxorën për 3 ditë atë shqiptarin që vrau me të drejtë, një person të cilin e mbajti me buk. E futën sërish në burg atë, por unë nuk mund të them se vrasja ishte veprim i gabuar aty. Për mua vetëgjyqësia duhet të ekzistojë.

Pranvera Borakaj: Ajo që më bën përshtypje është se flitet shumë për kanun?

Eris Dhamo: Ti prapë nuk vendos drejtësi, vijon kriminalitetin.

Sokol Bregu: Ne e kemi zhdukur kanunin. Edhe gjakmarrja është duke u kryer pa rregullat e kanunit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re