Skip to content

A është pagjumësia shenjë paralajmëruese për ndonjë problem shëndetësor?

gjumi

Ndonjëherë pagjumësia mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundje që kanë lidhje me shëndetin mendor.

Në qoftë se një person vjen dhe ankon pagjumësinë por nuk është kjo e vetmja ankesë e tij, atëherë detyra e mjekut psikiatër është të zbuloj se çfarë fshihet pas këtij çrregullimi shkruan gsh.

Shpesh herë çrregullimet e gjumit mund të jenë sinjal alarmi për fillimin e një gjendje anksioze, paralajmëruese të ndonjë çrregullimi madhor të humorit siç është gjendja manjakale, apo çrregullim depresiv, duke vazhduar më tej me sëmundje të rënda të cilat pagjumësia i shoqëron gjithmonë kur flitet për çrregullime të mendimit, çrregullime psikotike, skizofreninë etj.

.