Të tjera detaje kanë dalë nga video-skandali ku u përfshi ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

safet gjici1

Vajza që ishte pjesë e video-skandalit ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ora News, ku ka treguar më shumë detaje rreth ngjarjes.

Ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta.

Alma.K, e cila vajza e video-skandalit ka folur për veten, ku edhe ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

40-vjeçarja tha se me Gjicin ka pasur një raport intim prej kohësh dhe ajo që ka ndodhur në zyrë nuk ka qenë rastësore.

Pyetjes nëse është përdorur nga dikush tjetër për të bërë filmimin ndaj Gjicit, ajo ju përgjigj me “Jo”, duke hedhur poshtë akuzat se gjithçka ka qenë e organizuar për të shantazhuar ish-kryebashkiakun.

Alma nuk tregoi nëse ka dhënë ose jo deklaratë në SPAK, por tha se ka pajtuar një juriste e cila sipas saj, po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Nga biseda, sipas Ora News, kuptohet se ka qenë një person i tretë që ka publikuar videon dhe bëhet me dije se 40-vjeçarja ka qenë pjesë e incidenteve të ndryshme dhe shpesh herë ka përfunduar në komisariat.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re