Ish-kryeministri Sali Berisha pasi ka votuar në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD ka dhënë detaje dhe pse ka zgjedhur që të votojë në një bar ngjitur me Ambasadën Amerikane.

I pyetur nëse votimi pranë ambasadës së SHBA është një provokim, Berisha është shprehur aq sa Amerika është provokim për Berishën është edhe votimi im në “bar Amerika”.

“Për asnjë vend të lirë të botës aq më tepër për SHBA vendin e madh të lirisë vota e lirë është e mirëpritur. Aq sa Amerika është provokim për Berishën është edhe votimi im në “bar Amerika”.

Nga ky bar i vogël këtu u dërgohet një mesazh mbarë forcave konsorvatore në Evropë dhe kudo, se këtu anëtarësia ka vendosur dhe po ushtron votën e lirë, ë u mor peng dhe pësoi metamorfozën që nuk e gjen gjetiu atë të “bravës”.

Anti-Kuvendet e thirrur nga Basha të mbushur me nxënës mos i ngatërroni, ju e patë shfaqjen e shëmtuar, nëse Basha përsoi metamorfozën e Bravës, Rama u transformua që të maskohej si avokat o tij.

Shqiptarët janë të zgjuar që ta kuptojnë, por e vërteta është se po dridhen themelet e narkoshtetit. Për këtë është thirrur një protestë”, ka thënë Berisha.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re