Kryeministri Edi Rama ka sqaruar gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij në Mal të Zi, Dritan Abazoviç për shkrirjen e Ballkanit të Hapur.

Rama u shpreh se Ballkani i Hapur nuk është kompania e tij private dhe theksoi se në deklaratën  e bërë ka shprehur vetëm mendimin e tij. Më tej ai theksoi se deklatatat kundër Ballkanit të Hapur kanë dëmtuar edhe procesin e Berlinit.

“Balkani i Hapur nuk është kompania ime private. Është një nismë e përbashkët e disa vendeve ku unë kam pasur privilegjin të jem pjesë. Edhe një mijë herë të kthehesha do e hapja dhe do e quaja Ballkani i Hapur. Kam shprehur opinionin që Ballkani i Hapur e ka kryer minision e vet por nuk e imagjinoj që proceset e nisura prej saj duhet të ndalojmë të gjithë.

Unë kam shprehur vetëm opinionin tim për një arsye shumë të thjeshtë sepsr duke iu kundërvënë Ballkanit të Hapur me teori konspiraive, si psh që është një plan kinezo-rus, apo duke thënë që këtu është i përfshirë edhe kryrministri hungarez. Jam në fakt, nuk kanë dëmtuar vetëm atë nismë por edhe Procesin e Berlinit dhe kanë ndikuar në vende të ndryshme për të krijuar hije dyshimi mbi një nismë që ka pasur një virtyt shumë të rëndësishëm.

E kam thënë që kur ne kemi firmosur në samitin e kaluar në Berlin marrëveshje ne që ishim pjesë e Ballkanit të Hapur kemi bërë firmë teatrale sepse ato marrëveshje i kishim bërë më parë. Duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit në Tiranë sepse kemi mundësinë historic të futjes në proces të një plani të ri gfinancimi nga BE për vendet e rajonit për të cilin duhet të përpiqemi të gjithë bashkë. Jam në sinkron me Dritanin kur ndodhin situatat absurd si kjo që po zhvillohet në very të Kosovës. Kjo është një kohë kur duhet të jemi shumë bashkë”, deklaroi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re