Si pasojë e masave strikte të marra për shkak të pandemisë Covid-19, shumë shtete kanë mbyllyur kufijt.

Por teksa po vjen sezoni veror, Greqia ka vendosur që të bëjë një listë me 29 vendet që do të hapë kufijtë duke filluar nga 15 qershori, për turistët me fluturime Athinë dhe Selanik.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, pra shtetasist shqiptarë kanë mundësi që të shkojnë me pushime në shtetin fqinj.

Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se kjo listë pritet të zgjerohet më tej deri më 1 korrik.

Lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Këto përfshijnë, ndër të tjera, vendet e Ballkanit, Gjermania, e cila është tregu i parë për turizmin në hyrje për  Greqinë, por edhe tregje më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në detaje, lista e vendeve , bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit është si vijon: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re