A ka “trille”  rreth vlerave te saj?

Nga Altin Joka

(Nutricionist)

Personalisht nuk jam shprehur për vezen pro dhe kundër, pasi morali në shkencen e ushqimit thotë:

Kur kemi studime të shumta pro dhe kunder, ti s’duhet  të mbash ane derisa te sqarohet e vërteta, pasi ndikimi mund te jetë negativ ne shëndetin e popullatës, ndaj une shpesh e rekomandoj dhe shpesh joo, në varësi të shendetit personal të kujdo..dhe moshës apo dietës e qëllimit.

Veza duke qenë se nuk rekomandohet në sasi, meqenese studimet jane kontradiktore dhe një pjese e madhe e përkrahin konsumin e një veze në dite, por dhe shume studime nuk e perkrahin, ky si produkt renditet tek shenja portokalli e ushqimeve. qe dmth duhet te jemi të kujdeshem në konsumin e saj.

Përse ka kaq shume kontradita në konsumin e vezës?

Kete e shpjegon dr Lesser nga nje institut pretigjioz kerkimor ne SH:B:A ku hetoj mbi 79 studime mbi qumeshtin  dhe vezen per shume vite dhe ai zbuloj se nje e treta e studimeve financoheshin nga bordi i vezeve dhe qumeshtit duke derdhur nje lume parash drejt universiteteve kerkimore per te mbrojtur tezen se veza dhe qumeshti jane nga burimet me te shendetshme.Sot prodhimi vezes eshte nje nga me fitimprureset ne bote duke ndikuar dhe ligjet e ushqimit,ku per 13 vite kane ndryshuar 6 here rekomandimet per konsum ne favor te kompanive..

E dyta bordi nderkombetar i vezeve ka nje pakt me disa zyra juridike ne bote nga me te mirat qe sa shkruhet nje studim kunder konsumit te vezeve fillojne ose procese gjyqesore ose manipulime ligjore..dhe pervec kesaj ky bord i cili ka paguar disa shoqata nutricioni dhe shendeti i jep te gateshme vlerat e vezeve ku po ti bejme nje analize laboratorike ne shume raste vlerat jane te ekzagjeruara per arsye marketingu.

Nuk po i hyj pastaj shperthimit te salmoneles qe edhe pse veza gatuhet 10 minuta ne shume raste ajo perseri mbijeton,jo me kot pothuaj ne cdo vit terhiqen 200 milion deri ne 500 milion veze nga tregu.

Pa i hyre diskutimit te rritjes se pulave ne ferma ku ushqehen me antibiotike edhe ne ujin qe pijne me nje sasi te pamate koncetratesh dhe hormonesh te cilat reflektohen jo vetem ne mishin e tyre por dhe tek vezet pa i hyre qe keto pula rrine vetem ne ambjete te brendeshme ku nuk marrin rreze dielli pra vit D e cila ne nje sasi te konsiderueshme te vezeve nuk ekziston

Pa diskutuar qe sot nje pule prodhon 3 fishin e vezeve qe prodhonte me pare duke i hedhur ne uje e ushqim stimulatore qe kane elemente qe shkaktojne pasoja ne shendet..pa i hyre nivelit stresant ku nje pule jeton ne ferma qe ndikon ne cdo element te saj.

Megjithatë une do parashtroj disa burime kundër konsumit te vezeve.

Ngrënia e shumë ushqimeve të pasura me kolesterol mund të rrisë formimin e acideve biliare toksike, të cilat së paku mund të ndikojnë në kancerin kolorektal dhe kancerin e mushkërive,ketu kemi 4 studime te kryera ne vitin 2010,2013,2016,2018

Midis te tjerave veza permban koline, qe  metabolizohet nga mikrobioma  e zorrëve në një molekulë të quajtur TMO, e cila më pas përthithet në mëlçitë e njerëzve dhe shndërrohet në TMAO, një molekulë e lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare dhe e vertettuar tashme si pararendese e kancerit te gjirit dhe prostates por edhe te mushkrive jane gjetur studime qe dhe pas 12 oresh nga konsumimi veze TMAO ishte ne sasi ne trup.

Në nje studim te publikuar ne PLOS Medicine per cdo gjysem veze te konsumuar ne dite vdekshmeria rritet me 7 perqind duke rritur semundjet kardiovaskulare dhe shkaqet e shume vdekjeve ,ky studim u bazua ne 500 mije njerez.

Studiuesit në  Universitetin Northëestern në Çikago mblodhën të dhëna nga gjashtë studime amerikane, që përfshinin 29,615 njerëz në total. Këto studime ishin vëzhguese, që do të thotë se ata mblodhën informacion rreth dietave të njerëzve dhe monitoruan rezultatet e tyre shëndetësore dhe testuan njerezit per 17 vjet dhe u pa qe per cdo nje kokerr veze e konsumuar ne dite vdekshmeria rritej me 12 perqind ne krye te 17 viteve.

Ne një  studim i publikuar në mars 2019 në Journal of the American Medical Association , i cili gjithashtu ekzaminoi rreziqet e vezëve dhe kolesterolit. Ky studim i mëparshëm zbuloi se çdo gjysmë veze shtesë e konsumuar në ditë ishte e lidhur me një rrezik 8 për qind më të madh të vdekjes nga të gjitha shkaqet dhe çdo 300 mg kolesterol shtesë lidhej me një rrezik 18 për qind më të lartë të vdekjes së parakohshme.Mos harrojme nje veze ka afersisht 200 mg kolesterol.

Në Neë England Journal of Medicine, i njëjti ekip hulumtues i Cleveland Clinic që bëri studimin e famshëm mbi karnitinë e përsëriti studimin. Por këtë herë, në vend që t’i ushqenin njerëzit me biftek, ata i ushqyen njerëzit me vezë të ziera.

Dhe, ashtu siç dyshonin, një rritje e ngjashme në atë TMAO toksike. Pra, nuk është vetëm mish i kuq. Pra, ngrënia e vezëve mund të rrisë rrezikun tonë, pavarësisht se çfarë është kolesteroli ynë, për shkak të kolinës.

Në nje  Studimi Shëndetësor i Infermierëve të Harvardit zbuloi se konsumimi ditor i sasisë së kolesterolit që gjendet në vetëm një vezë duket se e shkurton jetën e një gruaje po aq sa pirja e 25,000 cigareve – pesë cigare në ditë, për pesëmbëdhjetë vjet.

As këtij studimi, një studim në revistën Atherosclerosis zbuloi se vetëm tre vezë ose më shumë në javë shoqëroheshin me një rritje të konsiderueshme të grumbullimit të pllakave që bllokojnë arteriet në arteriet karotide të njerëzve, duke shkuar në trurin e tyre – një parashikues i fortë i goditjes në tru, zemrës dhe vdekjes

Ka edhe studime te tjera por mos zgjatem.

Ndaj ku rekomandoni vezën kini kujdes të konsumohet sipas kushteve shëndetsore, moshes dhe dietës shoqëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re