E ashtuquajtura frymëmarrje 4-7-8-një teknikë frymëmarrjeje për relaksim-mund të lehtësojë ankthin dhe të ndihmojë për të fjetur. Disa madje shkruajnë se me këtë teknikë të frymëmarrjes mund të bini në gjumë brenda një minute.

Quhet ndryshe si “frymëmarrja relaksuese” dhe bazohet në ritualet antike të yogës, rituale që tërheqin energjinë e mirë duke kontrolluar frymëmarrjen. Kjo mënyrë e thjeshtë përfshin frymëmarrjen e thellë për 4 sekonda, mbajtjen e saj për 7 sekonda të tjera dhe nxjerrjen e frymëmarrjes për 8 sekonda të tjera.

Gjatë kohës që ju kontrolloni frymëmarrjen tuaj (duke e mbajtur apo çliruar atë) ndihmoni shumë trupin dhe trurin, prandaj mund ta aplikoni shpesh, aq më tepër nëse doni të bëni gjumë edhe më të qetë.

Kur është koha më e mirë për ta praktikuar? 

Në mbrëmje, para se të bini për të fjetur. Vetëm kështu do të qetësoheni plotësisht dhe do të flini më shpejt. Gjithsesi, kjo teknikë e thjeshtë mund të aplikohet lehtësisht kudo dhe kurdo me përjashtim të rasteve kur jeni duke i dhënë makinës apo kur jeni duke bërë një punë që kërkon përqëndrim.

Sa herë duhet ta bëni?

Të paktën dy herë në ditë dhe kërkon durim para se të shihni rezultatet e para. Teknika 4-7-8 është një super metodë nëse doni të çliroheni nga çdo lloj stresi, ankthi apo të bëni gjumë të pandërprerë!

Sigurisht kjo nuk do të thotë se kjo metodë vlen për këdo pasi trupat dhe mendjet e njerëzve janë të gjithë të ndryshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko