Një person me aftësi të kufizuara i është bashkuar protestës kundër rritjes së çmimeve në vend.

Ai tha se jeta po bëhet më e vështirë së kurrë, ndërsa në lidhje me paketën e rezistëncës sociale të prezantuar nga Rama tha se është e pamjaftueshme dhe se disa grupe invalidësh nuk e përfitojnë.

“Kam ardhur edhe herë të tjera, kam marrë pjesë në protestë, jeta po bëhet cdo ditë e më e vështirë, jo më shtresa jonë në nevojë.

Paketa që ka shpallur ky është e pamjaftueshme për ne, disa grupe e perfitojnë, disa asnjë cent.

Ne s’do përfitojmë asnjë gjë. Une do rri, do bëj pauza dhe do kthehem përsëri.

Cmimet kanë filluar me kohë, se e bëj pazarin vetë, me 10 mijë lekë dhe nuk blen dot gjë, janë prek frutat zarzavatet. Ne si kemi blerë asnjëherë produktet, por litari po na shtrëngohet në fyt.

Jemi një shtet që të merr taksa. Është turp të thuash që është shtete, muk jemi të mbrojtur”– u shpreh ai.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re