Ilir Meta nga Shkodra ka folur për vendimin e pritshëm nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se është optimist për vendimin e gjykatës dhe tha se vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij është një farsë.

“Lidhur me vendimin  e Parlamentit të Shkarkuar nga zgjedhjet pas zgjedhjeve të 25 Prillit me farsën për shkarkimin e presidentit jashtë të gjitha afateve, jashtë të gjithë logjikës së kushtetuese që një parlament mund të merrte një nismë, vetëm se kam bërë një intervistë tek kolegu juaj kaq mjafton për të patur një atmosferë tepër optimiste dhe tepër pozitive. Ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 Marsi”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re