Skip to content

A i ka mbajtur të gjitha premtimet dhe a e do vërtetë Bashën? Rama përballë makinerisë të së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur se nuk i ka mbajur të gjitha premtimet. I ftuar emisionin “Fiks Fare”, Rama u përball me makinën e të vërtetës dhe në momentin që do të përgjigjej gabim, do të ndizej alarmi.

Rama u pyet nga Devi dhe Dori nëse i ka mbajtur të gjithë premtimet dhe tha se jo.

“Jo nuk i kam mbajtur, ju doni me ndez llambën mezor më duket,”– tha Rama dhe qeshi.

Më pas kryeministri u pyet nëse kryedemokratin Lulzim Basha e do me të vërtetë apo jo.

“E dua, e dua me të vërtetë, pse nuk duket apo ndjehet,”– tha Rama, por alarmi u ndez dhe e ‘nxorri zbuluar’.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like https://www.facebook.com/Berati.TV/

loading…

/faxweb