Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një konferencë për mediat ditën e sotme për t’u përgjigjur lidhur me firmat e mbldhura për shkarkimin e presidentit Meta.

Balla u shpreh se tashmë gjykata kushtetuese është në funskion të plotë dhe se shkarkimi i metës është i mundur.

Sipas tij, Kuvendi po bën gjënë e duhur me vendimin për të shkarkuar presidentin pasi ky i fundit nuk ka ushtruar mandatin e tij siç duhet, nuk ka qenë simbol i unitetit.

Ai tha se krijimi i komisineve hetimore për shkeljet e presidentit dhe marrjen e vendimit për shkarkimin e tij, është i mundur pasi legjislautra e tanishme parlamentare mbaron në datë 8 shtator dhe janë brenda afateve ligjore për t’i ndërmarrë këto veprime.

“Ajo cfarë është e rëndësishme tashmë për qytetarët është se Gjykata Kushtetuese është një institucion që funskionon.” ka thënë Balla.

Ndalimi i formimit të komisioneve parlamentare 4 muaj pra përfundimit të legjislaturës.

“Nuk janë katër muaj, sot janë më shumë, besoj se kuvendi e ka hapësirën e nevojshme për t’a instituciionalizuar ngritjen e komisionit parlamentar dhe përfundimin brenda kësaj legjislature.
Nxitimi për t’a shkarkuar presidentin brenda kësaj legjislature.

Besoj që u përgjigja në këtë pyetje dhe në dokumentin shoqërues janë bashkangjitur të gjitha faktet dhe se kjo legjislaturë është sovrane për të ndërmarrë këto veprime.

Afati i kësaj legjislature përfundon në 8 shtator dhe deri atëherë i ka të gjitha hapësirat e nevojshme. Kuvendi po bën gjenë e duhur kundrejt një presidenti që nuk po uhtron mandatin e tij. Ai duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar dhe ne jemi të gjtihë dakord se ai nuk e ka bërë këtë.

Unë kam besim që me opozotën e re parlamentare në legjislaturën e 10, ne do arrijmë të instituciinalizojmë një frymë të re komunikimi në dobi të cuarjes përpara të reformave të rëndësishme, kështu që nuk e paragjykoj aspak asnjërin prej deputetëve të rinj të cilat kanë opinionin e tyre.”

loading…

/faxweb