Kryeministri Edi Rama u pyet nëse i kishte marrë parasysh propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për të përballuar krizën duke ndjekur 7 pika të sugjeruara nga partia Demokratike.

Në përgjigjie të tij Rama tha se propozimet e tij ishin afarizma të kohës së Sudes dhe Vebiut dhe se nuk mund të ndiqeshin pasi duhet të ruhet një ekuilibër në arkën e shtetit.

Pyetja nga gazetarja: A i keni marrë parasysh sugjerimet nga kryedemokrati Lulzim Basha?

Kryeministri Edi Rama: Së pari unë do ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë në parlament. Verifikoni si ka qenë cmimi i karburantit në vitin 2013. E kanë blerë më lirë apo më shtrenjtë?

Teoria ul ktu hiq aty e hiq aty ka një problem. Këto janë para që ikin. Pastaj me cfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet? Në Francë dhe Gjermani, sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët atje për shtetin? Sa paguajnë atje sigurime shoqërore për të marrë një shërbim më të lartë?

Këto kërkesat me bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë afarizma të kohës së Sudes dhe Vebiut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re