Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë arritur në përfundimin se eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe në fillim të prillit i përkasin një personi që është keqtrajtuar para vrasjes.

Specialistët shprehen se kanë vënë re dëmtime të shkaktuara te viktima me sende të forta, ndërkohë që ende nuk është identifikuar personi të cilit u përkasin eshtrat që u zbuluan rastësisht nga rënia e zjarrit në zonë.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalë në përfundimin se një pjesë e eshtrave të gjetura në zonën e Fushë-Kuqes, ende të pa identifikuara, rezultojnë të jetë të dëmtuara me mjete të forta.

Specialistët nuk janë në gjendje të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, por kjo ka lindur dyshime se personi para se të vritej është dhunuar me sende të forta.

Më herët u dyshua se këto eshtra i përkisnin 16- vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur rreth 7 vite më parë.

Me shpresën e identifikimit të personit që i përkasin eshtrat e gjetura brenda shkurreve në zonën e Fushë-Kuqes, prokuroria e Kurbinit, vendosi të marë një kampion ADN-je të nënës së Gjonajt.

Ajo ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marë një profil ADN-je.

Analiza ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ekspertët biologë, por burime nga prokuroria besojnë shumë se ballafaqimi i ADN-së mund të sjellë në identifikimin e të riut të zhdukur.

Edhe nëse do ishte një përgjigje pozitive ku do konfirmoheshin profile të njëjta, Prokurorisë do ti duhet shumë punë për të zbardhur autorët e krimit të rëndë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re