A mund të themi se Shqipëria mbajti zgjedhje të lira dhe të ndershme? Kryevëzhguesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover tha në një konferencë për mediat se është e vështirë për të dalë në një përfundim të tillë deri në mbylljen e të gjitha proceseve zgjedhore.

“Është e vështirë të përshkruash zgjedhje si të drejta por ajo që duhet të ndodhë është që nëse këto raste që iu referova dhe njerëzit i përmendën gjithashtu. Duhet të vëmë re se nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore për të siguruar se manipulime të tilla dhe kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, besoj se duhet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz, në mënyrë që të jenë të lirë për të votuar për atë që duan. Dhe jo të votojnë për dikë që iu thuhet se duhet të votojnë. Shpresoj gjithashtu se masat do të merren sipas legjilacionit për t’u siguruar që manipulimi të marrë fund.”, tha Glover.

“Është e vështirë për të thënë nëse zgjedhjet kanë qenë të drejta apo jo. Pamë njerëz përreth qendrave të votimit që u dukën mjaft intimidues kur bëhet fjalë për burime shtetërore dhe vëmendja gjithashtu u tërhoq nga aktivistët. Është e vështirë për ne që të përcaktojmë pavarësisht se ne u angazhuam në këtë me aktivistët.”, shtoi më tej Glover.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re