Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë në lidhje me dënimin me burg të Saimir Tahirit, ku tha se nuk kishte ndërmend që të komentonte gjatë vendimet e gjykatave.

Rama tha se ai e dinte shumë mirë atë që do të sillte Reforma në Drejtësi, kur kërkoi me ngulm që të ishte në udhëheqje të saj.

Kryeministri nuk preferoi që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe në lidhje me mesazhin e koduar që dha dje avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia, i cili tha se politikanët duhet të përgatiten për t’u veshur trashë.

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. Dhe nuk do të kthehesha pas, sot nuk do të doja që të shfokusohesha nga kjo çështje.

Për ecurinë e Reformës në Drejtësi mund të flasim në një konferencë tjetër”, tha shkurtimisht Rama.

Mesazhi i koduar që dha dje avokati i Tahirit:

“Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Tahiri sot do të shkojë te Drejtoria e Policisë. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Jam i sigurt që vendimi do të vonohet.

Tahiri e priti vendimin qetësisht. Ne sot prisnim pafajësi totale. Nëse kjo është reforma që të luftohet korrupsioni duke futur në burg Tahirin unë mund të them që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohe dimri”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re