Skip to content

A ishtë tërmeti pasgoditje e 26 nëntorit? Flet sizmiologu Rexhep Koçi

Lëkundjet e forta të tokës të regjistruara pasditen e kësaj të hënë në disa zonabtë Shqiperisë së Mesme, janë normale pasi llogariten si pasgoditje të tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019.

Ky është konkluzioni i sizmiologut Rexhep Koçi, i kontaktuar nga Vizion Plus.

Koçi tha se këtë lëkundje e kanë ndjerë më shumë godina të cilat janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, por kjo nuk përbën ndonjë problem të madh sepse këto objekte janë nxjerre të pabanueshme.

Sizmiologu i njohur tha se matja e fundit tregon se lëkundjet ishin me magnitudë 4.2 sipas shkallës rihter me epiqëndër në Gjirin e Lalzit.