Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka folur për mediat, pas inspektimit që i bëri procesit zgjedhor në Bashkinë e Shkodrës.

I pyetur nëse i bashkohej thirrjeve të Yuri Kim, që shqiptarët të mos votojnë për kandidatë që mbështeten nga persona të shpallur non grata, Zingraf nuk preferoi që të bënte asnjë koment lidhur me këtë çështje.

Gjatë takimit që pati me komisionerët e qendrës së votimit, Zingraf i pyeti ata nëse situata është më e qetë se ajo e zgjedhjeve të Prillit, dhe mori konfirmim prej tyre.

“Të gjitha zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për vendin, për Shqipërinë. Unë personalisht jam shumë kureshtar që të shoh atmosferën e përgjithshme, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre.

Ardhja ime në Shkodër ishte e rastësishme, është një qytet ku vij shpesh.

Më lejoni që të mos komentoj rreth këtij fakti, se kush voton i takon popullit shqiptarë që të vendosë”, u shpreh ambasadori gjerman gjatë komunikimit me gazetarët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re