Nga Altin Joka

(Nutricionist)

Sot industria e frutave dhe perimeve të ngrira kalon mbi 300 miliardë dollarë. Por përseri sot ka shumë diskutime për cilesinë e këtyre produkteve të ngrira, a jane më te dobëta në cilesi se perimet dhe frutat e fresktëta?

Shpesh ka nje disinformacion, ose popullata nuk është e mirëinformuar për këtë teme dhe shpesh gabojne në konkluzione.

Sot prodhuesit e mbledhin perimen apo frutin dhe e ngrijnë brenda 1 deri 2 diteve nga vjelja ne shumicë rastesh.

Ngrirja e thellë e frutave në temperatura shumë të ulëta në azot të lëngshëm është në -196 °C, e cila nuk krijon kristale dhe është pothuaj në të njëjtën vlerë si një frut i freskët kur shkrihet.

Ndërsa ideja e ngrirjes që bëjmë në kushte shtëpie rezulton që vlerat dëmtohen, sepse ne i ngrijmë në frigorifer shtëpie ngadalë dhe në temperatura, jo shumë të ulta gjë që formohen kristale dhe dëmtohen muret e membranës qelizore, sepse uji futet e sillet brenda frutit. Kur uji ngrin ngadalë, ai formon kristale të mëdha. Këto kristale mund të shkatërrojnë muret qelizore, duke ndryshuar strukturën e frutave.

Ndaj mos dëgjoni teoritë e hedhura që frutat e ngrira që vijnë në supermarkete janë më të pavlera se i ngrini ju vete…është e kundërta.

Po perimet?

Perimet zakonisht zbardhen para ngrirjes së shpejtë për të ndaluar enzimat, që shkaktojnë ndryshime në shije, ngjyrë dhe strukturë. Gjatë zbardhjes, perimet zakonisht ekspozohen ndaj temperaturave të nxehta për të vrarë bakteret. Ata mund të humbasin disa vitamina B dhe C gjatë procesit, por në pjesën më të madhe, vlera e tyre ushqyese mbetet e paprekur.

Humbja e përgjithshme e lëndëve ushqyese nga zbardhja është mesatarisht 10-20%. Por kjo është shumë më mirë sesa të lini jashtë perimet. Për shembull, bizelet humbin deri në 51% të përmbajtjes së vitaminës C brenda 24-48 orëve pas korrjes. Pra, bizelet e freskëta që blini kanë humbur shumë më tepër vitaminë C sesa homologët e tyre të zbardhura dhe të ngrira.

Perimet në supermarket kanë kaluar disa ditë (ose shpesh javë) nga vjelja. Më pas, ata mund të shpenzojnë edhe më shumë në dyqan plus dhe në frigoriferin tuaj. Atëherë në shumë raste perimet e frutat e ngrira kanë vlera më afër natyrales se ato që kanë ditë të tëra në tregje dhe rrugëve për te ato.

Kuptoni që frutat e ngrira janë të papërpunuara…

Frutat dhe perimet e ngrira hyjnë në kategorinë e quajtur Grupi 1: Ushqime të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht të sistemit NOVA, një kuadër klasifikimi i nivelit të përpunimit.

Frutat dhe perimet e ngrira nga pikëpamja ushqyese janë shumë afër atyre të freskëta.

Madje ndonjëherë, ato janë edhe më të freskëta se frutat dhe perimet e tregut, kuptojeni këtë se është shumë thelbësore.

Një frut që kaloi një javë për të shkuar në supermarket, një javë në raft dhe një javë në frigoriferin tuaj, tani ka më pak lëndë ushqyese se ajo e ngrira.

-Ushqimi i ngrirë mund t’ju ndihmojë të hani më shëndetshëm dhe është shumë i paragjykuar, duke mos kuptuar, sesi ai ngrihet.

-Por asgjë nuk e kalon ushqimin e produkteve organike, të rritura në vend, të freskëta të vjelura, të zgjedhura në oborrin e shtëpisë tuaj ose të sjella të njëjtën ditë në tregun e një fermeri.

-Kur këto opsione nuk janë të disponueshme, frutat dhe perimet e ngrira ofrojnë një përputhje sa më të lartë ushqyese.

-Me jetëgjatësinë e tyre më të gjatë, ato mund të jenë një opsion i zbatueshëm për NE, apo kohët e tjera kur ky prodhim nuk ka sezonin

-Mos harrojmë shpesh ushqimet e ngrira janë dhe më të lira, por kryesorja ato në disa raste janë dhe më të shendetshme se ato të freskëtat kur kanë shumë ditë që jane vjelur dhe kanë humbur shumë vlera.

Ndaj mos ngurroni të merrni ushqime të ngrira pas atyre organike dhe që kanë vetëm 1 apo 2 ditë, që janë vjelur…

Shërbejini shëndetit tuaj dhe mos u endni në disinformacione.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re